Asgjësohen nëpërmjet djegies 290 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Dilbnisht, njësia administrative Milot.
Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.
Sakaq, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit Dilbnisht dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.