Asgjësohen 67 mijë doza vaksine kundër KOVID-19

March 4, 2022
1 minut lexim

Në deponinë e Drislës sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm, me afat të skaduar.
Asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera.

E gjithë procedura është realizuar në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë.
Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri në Kërçovë promovon projektin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”

Story i radhës

Kancelari austrikak: Rusia po luan me zjarrin duke sulmuar një central bërthamor

Të fundit nga

ShkoLartë