Asgjësohen 19 krerë gjedhe, ishin pozitiv me tuberkuloz

October 1, 2024
1 minut lexim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se të martën janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz në dy fshatra të komunës së Vitisë, Gushicë dhe Verban.

Këto kafshë rezultuan pozitive pas hulumtimeve diagnostike të kryera në kuadër të planit për luftimin e sëmundjeve infektive.

Sipas AUV-së, menjëherë pas konstatimit të infeksionit, është ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma, në përputhje me Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi.

Me krijimin e kushteve teknike dhe logjistike, asgjësimi i kafshëve është realizuar nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë në një vend të përcaktuar nga komuna, në kodrinën Bagdad, e destinuar për groposje të kafshëve.

Pronaret e fermave janë urdhëruar që të kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin e fermave dhe është ndaluar popullimi i tyre për një periudhë gjashtëmujore.

Agjencia, përmes një kompanie të kontraktuar, ka siguruar asgjësimin dhe dezinfektimin e ambienteve ku qëndronin kafshët e infektuara, si dhe do të kompensojë fermerët për humbjet e pësuara.

AUV ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të kafshëve për të garantuar një shëndet publik të mirë, duke vazhduar punën e përditshme për ta ruajtur atë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hamiti: Vetëvendosje, ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës

Story i radhës

Statuja 13 metra e gjatë që shfaq Donald Trumpin lakuriq vendoset në SHBA, reagon Partia Republikane

Të fundit nga

ShkoLartë