asgje nuk skanohet as nuk merren gjurmet bullgaria nuk ka asnje informacion per futjen e sistemit te ri per hyrjen ne be 68eec093b693a

Asgjë nuk skanohet, as nuk merren gjurmët/ Bullgaria nuk ka asnjë informacion për futjen e sistemit të ri për hyrjen në BE

October 14, 2025
1 minut lexim

Sofje, 14 tetor – Nga e diela ka hyrë në fuqi zyrtarisht sistemi i ri për hyrjen në BE. Ai duhej të fillonte të aplikohej në kufijtë për hyrjen në vendet evropiane, ndërsa nga rajoni ynë në Greqi, Bullgari, Kroaci…

Faktor sot u përpoq të hynte në Bullgari në pikën kufitare Gjueshevo pranë Deve Bairit. Kur pyetëm nëse kishte filluar zbatimi i sistemit EES, një polic na tha se ende hyhet me mënyrën e vjetër, me vulë në pasaportë. Kur pyetëm pse, ai shkurt i përgjigj se ende nuk i kanë skanerët digjitalë ku çdo udhëtar duhet të fotografohet.

Rregullat e reja për hyrjen në vendet evropiane zbatohen vetëm në pikën kufitare Bajakovo në Kroaci, dhe për udhëtarët përvojat janë të ndryshme.

Disa e gjejnë procedurën më të thjeshtuar, duke e përfunduar regjistrimin relativisht shpejt, brenda maksimumi pesë minutash, ndërsa të tjerët ankohen se ky sistem gjatë kulmeve turistike mund të shkaktojë kaos.

Çfarë regjistron sistemi i ri?

Sistemi i ri do të regjistrojë digjitalisht hyrjet dhe daljet, si dhe të dhënat nga pasaporta, gjurmët e gishtave dhe imazhet e fytyrës së qytetarëve që nuk janë anëtarë të BE-së. Në vend që t’u vendoset vula në pasaportë, qytetarët do të dalin nga automjetet kur hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, do të skanojnë pasaportat, gjurmët e gishtave dhe në fund fytyrën e tyre.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leshohet ne perdorim rruga pallatice zheline sejdiu projekt i rendesishem qe nxit zhvillimin lokal 68eeb9f22c774
Lajmi i mëparshëm

Lëshohet në përdorim rruga Pallaticë- Zhelinë, Sejdiu: Projekt i rëndësishëm që nxit zhvillimin lokal

zhduket nje grua ne likove aktivizohen dronet per ta gjetur 68eec1342da75
Lajmi i radhës

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë