Asfaltohet rruga “Kadri Zeka” në Deçan, përmirësohet lidhja mes fshatrave Dubovik, Prapaqan dhe Kryshec

1 minut lexim

Në Komunën e Deçanit ka përfunduar asfaltimi i rreth 2 kilometrave të rrugës “Kadri Zeka” e cila lidh fshatin Dubovik me fshatrat Prapaqan dhe Kryshec.

Ky projekt infrastrukturor synon të përmirësojë qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për banorët e këtyre zonave.

Komuna e Deçanit, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky investim është pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

“Ky investim do të lehtësojë lëvizjen dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës në këto zona”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Story i radhës

Djali i Angelina Jolie shfaqet në publik pas shumë kohësh, një kopje e nënës së tij

Të fundit nga