Asensio tërbon Realin

December 28, 2022
1 minut lexim

Marko Asensio është një nga lojtarët më të përfolur në Madrid. Në fakt janë një sërë emrash, të cilët duke nisur nga 1 janari 2023 mund të ulen në bisedime me klube të tjera, pasi kontrata e tyre me Realin skadon në mbyllje të sezonit.

Por emri që ngjall më shumë reagime në “Bernabeu” është Marko Asensio. Kjo edhe për faktin se mesfushori i “Los Blancos” ka shfaqur pëlqimin tij për të luajtur me rivalët e përjetshëm, Barcelona. Pavarësisht ecejakeve mes tij dhe Realit, lojtari dhe klubi i bardhë nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

Asensio ka qenë gjithnjë në pritje të një oferte rinovimin nga klubi i tij, por Florentino Perez nuk e ka parë të udhës t’i ofrojë diçka. Në këto kushte, duke nisur nga e diela e ardhshme, ai është tërësisht i lirë për t’u ulur në bisedime me çdo klub të mundshëm, që kërkon shërbimet e tij.

Një prej tyre është Barcelona, çka do të kthente dhe një herë përplasjet e vjetra mes këtyre dy klubeve, ku lojtarë të njërit klub apo tjetrit kanë shkuar te rivali.

Sipas emisionit “El Chiringuito de Jugones”, lojtari nga Majorka e sheh Barcelonën si një pistë të mundshme për të…

Madje më shumë se kaq, Asensio do të transferohej me kënaqësi te Barça, pasi e pëlqen mënyrën e lojës së katalanasve.

Kjo nuk është hera e parë që Marko Asensio lidhet me Barcelonën. “Blaugranat” kanë tentuar të firmosin me të edhe në vitin 2015, por lojtari nga ishujt Baleare zgjodhi pikërisht Madridin. Ndërkohë që këto lajme janë rifreskuar kohët e fundit me mesfushorin, i cili nuk ka gjetur një akord me Realin për rinovimin e kontratës me këtë klub. Veç Barcelonës, për Asension kanë shfaqur interes edhe klube të tjera nga Seria A (Milani) apo nga Premier Liga në Angli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Më shumë se 300.000 banorë të Kievit mbetën pa energji elektrike

Story i radhës

​Peci: Fermerët kosovarë më të mbështeturit në rajon, morën mbi 60 milionë euro subvencione

Të fundit nga

ShkoLartë