Real Madrid ka disa fronte për t’i zgjidhur shpejt që nuk duken tamam të thjeshta.
Mundo Deportivo ndalet në rinovimet që mbeten për t’u mbyllur, pas asaj të Luka Modric.
Disa prej tyre që nguten më pak si ato të brazilianëve Vinicius Junior (tashmë në rrugën e duhur), Rodrygo apo Eder Militao, të gjithë pasi performuan në një nivel të lartë sezonin e fundit.
Në vitin 2023, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Nacho Fernandez do t’i japin fund kontratës.
Në mediumin e sipërpërmendur merret e mirëqenë që të treve do t’u ofrohet rinovimi dhe do të pranojnë, ndaj nuk duhet të ketë më probleme në këtë drejtim. Por nuk janë të vetmet. Në të njëjtën situatë janë edhe Marco Asensio dhe Dani Ceballos.
Edhe pse në rastin e talentit Balear, i kërkuar tashmë nga Juventusi, ai tundohet të provojë fatin në një destinacion tjetër me më shumë rëndësi. Sa i përket mesfushorit andaluzian, Betis vazhdon të besojë në nënshkrimin e tij.