Asani: Memoriali i Bllacës, ndërgjegjësim institucional ndaj vuajteve shekullore

April 5, 2022
min lexim

Para 23 viteve, pikërisht në Bllacë , gjeopolitika po shkruante një kapitull të ri në ribërjen e hartës së Ballkanit. Në vend të një narrativi negativ mbi shqiptarët që kishin përvetësuar sallonet diplomatike të Evropës së shekullit 19, pikërisht këtu në Bllacë komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA, NATO dhe BE, po rivendoste për herë të parë një drejtësi të munguar në favor të shqiptarëve, thotë drejtori I ITKSH-së Skënder Hasani në letrën e hapur në përkujtim të ngjarjeve të Bllacës.

Nga prof.dr. Skender ASANI

Më 24 mars të vitit 1999 aleanca veriatlantike filloi të veprojë nga ajri, duke hedhur bomba mbi objektet vitale ushtarake e shtetërore të Serbisë, si pika problematike prej ku buronte fuqia pushtuese e hegjemoniste serbe. Ishte ky intervenimi i parë në mënyrë kolektive i një aleance Perëndimore ushtarake që si objektiv kishte motivin humanitar për të shpëtuar një popull të tërë nga kthetrat gjenocidale të një politike, e cila nuk po pajtohej vetëm me trajtat e pushtimit, por si synim kishte edhe spastrimin etnik, në shenjë hakmarrjeje ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Kjo ishte edhe arsyeja pse ato ditë të ftohta marsi e prilli të vitit 1999, pikërisht kjo fushëgropë këtu në Bllacë ishte shndërruar në ferr, por edhe në një far gome shpëtimi për një masë të madhe njerëzish që shkonte përtej 400 mijë vetave.

Për të përkujtuar këtë ngjarje, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kishte iniciuar dhe realizuar ngritjen e një Qendre memoriale t, e cila do të përmblidhte në mënyrë simbolike të gjitha kalvaret shqiptare ndër shekuj. Qendra memoriale e që u ngrit në Bllacë, tashmë është formalizuar si projekt-ide e ITSHKSH dhe ajo iu është dorëzuar qeverive në Shkup e Prishtinë. Senzibilizimi i publikut perms vizitave të shumta, është pjesë e strategjisë së kësaj Qendreje, aty ku vizitorët e shumtë do të kenë rastin të shohin nga afër reliktet e një zhvendosjeje, duke filluar nga treni e deri te gjësendet e zakonshme të të ikurve, dhe të gjitha këto në funksion të konsoldimit të procesit të shtetndërtimit të Kosovës.

Për ta bërë më kuptimplote edhe vizuelisht, më 10 prill 2021, në 23 vjetorin e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave pushtuese serbe në muajt mars, prill të vitit 1999, në Qendrën përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit u inaugurua “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”. Ky Memorial përbën në vete një strukturë të ideuar artistike e hapësinore ku harmonishëm bashkëjetojnë Muri i Kujtesës, Parku “Hasan Prishtina” dhe Treni i të zhvendosurve, aty ku dimensioni i sakrificës dhe flijimit popullor, vjen i portretizuar në fytyrën e një gruaje, e cila duke u bërë objekt i një fotografie që bëri xhiron e botës, në fakt, ajo po e ndërkombëtarizonte dimensionin e vuajtjes kolektive të shqiptarëve, si pasojë e trajtave më çoroditëse të spastrimit etnik që atë botë Serbia po e zbatonte me zell të pakursyer.

Muri i Kujtesës, Parku Hasan Prishtina dhe Treni i të zhvendosurve, tash e tutje i shërbejnë kujtesës sonë, jo vetëm për të freskuar të kaluarën, por për të mësuar edhe hapat nga duhet të shkojmë në të ardhmen. Kjo Qendër, do të jetë sublimim i të gjithë kalvareve biblike që iu ndodhën shqiptarëve ndër shekuj, por do të shërbejë edhe si një urë afrimi e komunkimi në me të dy vendeve.

Prandaj, është koha që institucionet e Kosovës, parasegjithash, Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca, të bëhen pjesë e kësaj fryme që reflekton kjo Qendër, duke e shndërruar atë në një akumulues institucional të memories historike të shqiptarëve. ITSHKSH, me kapacitetet e veta shkencore e kadrovike, do të jetë mbështetës i fuqishëm i të gjitha ideve e projekteve që kanë si synim ngritjen e një infrastrukture ligjore instituciuonale në zbardhjen e krimeve të kryera ndaj popullit të Kosovës, thuhet në letrën e hapur të drejtorit të ITKSH-së, Skënder Hasani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në vend

Story i radhës

Zgjedhje në 11 degë të BDI-së, Ejup Rrustemi flet për procesin zgjedhor (Video)

Të fundit nga

ShkoLartë