Asani bën heroin, goli në minutat e fundit i jep fitoren ekipit

min lexim

Jasir Asani është bërë menjëherë protagonist në këtë sezon në Ligën e Konferencës teksa ka ndihmuar skuadrën e Kisvarda që të nisë pjesëmarrjen e saj me një fitore.

Ish-futbollisti i Partizanit ka shënuar golin e suksesit 1-0 në transfertë ndaj Kairat Almati, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit në turin e tretë.

Sulmuesi nuk e nisi takimin e sotëm si titullar por nga stoli, ndërsa ndeshja vazhdoi me rezultatin 0-0, pasi të dy skuadrat nuk po gjenin rrugën e rrjetës. Trajneri vendosi t’i besonte Asanit minuta në fund dhe e aktivizoi në minutën e 71-të, me sulmuesin që nuk zhgënjeu.

Pas një harkimi në zonë, ai kontrolloi sferën dhe pas një rrotullimi të shpejtë e çoi në rrjetë, duke gjetur të papërgatitur mbrojtjen dhe portierin kundërshtar, kur regjistrohej minuta e 82-të e duelit. Një gol që merr një vlerë të madhe pasi ishte i vetmi i këtij takimi në transfertë për Kisvardën, që ia bën kësisoj më të mundshëm kualifikimin në turin tjetër nëse do të administrojë rezultatin në sfidën e kthimit në shtëpi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Çohu ik nga këtu ose hajde paguaj çadrën”, pushuesit e huaj përballen me realitetin shqiptar në jug pasi ishin ulur me peshqirë për plazh

Story i radhës

Ahmeti, Bushi, Xhemajli dhe Sylejmani qëndruan në Suharekë për ngushëllime tek familja e bashkëluftëtarit Raif Gashi

Të fundit nga