Asamblisti i VV-së në Fushë Kosovë: Jam kërcënuar nga nënkryetari

December 12, 2022
1 minut lexim

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani, ka njoftuar se ka marr kërcënime nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Fadil Krasniqi, i cili mbanë edhe postimin e nënkryetarit të komunës dhe kryetarit të LDK-së në këtë qytet.

Hasani përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kërcënimet kanë ardhur pasi që komuna ka vendosur që të ndajë 4 mijë e 200 euro për Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje.

“Sot mora një kërcënim të hapur nga Nën-Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njëherit Kryetarit të LDK-së në Fushë-Kosovë e Drejtor i Arsimit… U dha Raportimi i Mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. Sipas zyrtarëve që raportuan, ndër të tjera u tha që komuna i ka parashikuar ndarjen e 4.200 € për vitin 2023. Unë ngrita një shqetësim lidhur me këtë qeshje. Si është e munduar që një komunë të cilës i teprojnë buxhet prej 5,6,7 milion euro, të ndajnë vetëm 4.200 € për rastet e grave të dhunuara dhe socializmit të tyre!? Kjo për këtë Komunë është “TURP”…!!!”, ka shkruar Hasani.

Ai tutje ka shkruar se një person i emëruar politik ka kërcënuar një të zgjedhur në sallën e Kuvendit Komunal nga qytetarët, dhe sipas tij nuk do të ndalen pavarësisht kërcënimeve dhe se koha e heshtjes ka mbaruar.

“Sepse, ky fenomen kërkon përkushtim serioz dhe vendosmëri për përmirësimin e gjendjes, investim serioz dhe konkret… Në ditën kur Nën-Kryetari i komunës (meqenëse Kryetari nuk është prezent asnjëherë nëpër seancat e Kuvendit), të ulë kokën nga turpi se nuk kanë veprime konkrete institucionale rreth kësaj çështjeje mjaft të ndjeshme, ai fillon dhe bënë kërcënime ndaj meje, madje atë publikisht… Një i emëruar politik, kërcënon një të zgjedhur nga qytetarët, në sallën e Kuvendi Komunal, në vendin ku fjala publike është e garantuar jo vetëm me ligjet e vendit, por edhe me ligjet e konventat ndërkombëtare…!!! Zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe nuk do të ndalemi edhe pse ju kërcënoni…!!! PRA, KOHA E HESHTJES KA MBARUAR!”, ka përfunduar Hasani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia shqiptare njoftoi se do ekstradohej/ Davide Pecorelli lirohet nga burgu, gjykata italiane shpall të pavlefshëm arrestimin e tij

Story i radhës

Panel-diskutim “Ekonomia e vendit tonë është evropiane – lëvizshmëri, konkurrencë, zhvillim”

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë