Asambleja e Përgjithshme e OKB-së projekt-rezolutë të re kundër pushtimit rus të Ukrainës

November 9, 2022
1 minut lexim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) më 14 nëntor do të votojë projekt-rezolutë të re që Rusia e cila ka pushtuar një pjesë të Ukrainës të mbahet përgjegjëse për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projekt-rezoluta e siguruar nga Associated Press, nëse miratohet nga AP-OKB-ja, dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga Rusia do të dokumentohen në arenën ndërkombëtare.

Thuhet se projekt-rezoluta e propozuar nga Kanadaja, Guatemala, Holanda dhe Ukraina përfshijnë që Rusia t’i paguajë kompensim Ukrainës.

Zëdhënësja e AP-OKB-së, Paulina Kubiak tha se projekt-rezoluta e cila do të miratohet më 14 nëntor që Rusia të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, nuk do të diskutohet në këshill por që vendet që dëshirojnë mund të japin deklarata.

Kundër pushtimit rus të Ukrainës, edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar iniciativa, por për shkak të vetos së Moskës nuk ka qenë e mundur të merret ndonjë vendim kundër pushtimit të Ukrainës.

Vendet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk kanë të drejtë vetoje dhe rezolutat nuk janë të detyrueshme.

– Vendimet e OKB-së kundër Rusisë

AP-OKB-ja më 2 mars pasi Rusia pushtoi Ukrainën, i bëri thirrje Moskës për armëpushim dhe nga qeveria ruse kërkoi tërheqjen e trupave dhe mbrojtjen e civilëve.

Asambleja me një rezolutë më 24 mars, i bëri Rusisë sërish thirrje për armëpushim duke e akuzuar atë për krizën humanitare në Ukrainë.

Më 7 prill në AP-OKB u mbajt votimi për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe vendimi në fjalë u miratua. Por, në votimet e tjera pati më shumë vota abstenim.

Së fundmi më 12 tetor, në AP të OKB-së u dënua aneksimi i katër rajoneve ukrainase nga Rusia.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga diamanti te floriri, si tja “rrisni vlerën” bizhuve tuaja me këtë truk të thjeshtë pastrimi

Story i radhës

Gjakova e Re befason Dritën

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë