Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ambienti ku edhe do të mbahet Asambleja Kombëtare në Durrës.
Mbledhja nis në orën 11:00 dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama.
Asambleja voton sot Kryesinë e re dhe Sekretariatin.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.