asambleja e epp se basha reforma zgjedhore dhe lufta kunder korrupsionit prioritet per shqiperine 62026da764735

Asambleja e EPP-së, Basha: Reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit, prioritet për Shqipërinë

February 8, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në një takim online të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i PD-së, në kushtet kur Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në Evropë sipas raportit të këtij viti të “Transparency International”.

Krahas luftës kundër korrupsionit, Basha renditi si prioritet edhe reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike,” theksoi Basha në një njoftim për shtyp.

“Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore,” shtoi kryetari i PD-së.

Organizata “Transparency International” nxori në janar raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit.

Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Ndërsa Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

Një përmirësim prej katër pikësh ka shënuar Maqedonia e Veriut, nga 35 në 39, ndërsa Mali i Zi është mes vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore me numrin më të lartë të pikëve, 46 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kaloi momentin mes jetes dhe vdekjes ne fushen e blerte eriksen rikthehet me i forte 62026da56e39e
Story i mëparshëm

Kaloi momentin mes jetës dhe vdekjes në fushën e blertë, Eriksen rikthehet më i fortë

policia ndihmon qytetaret qe mbeten te bllokuar nga bora ne fshatin kurillove 62026da94bce5
Story i radhës

Policia ndihmon qytetarët që mbetën të bllokuar nga bora në fshatin Kurillovë

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë