Pas dorëheqjes së Faton Ahmetit si drejtor i Fondit Shëndetësor ka nisur lufta në BDI-në e Tetovës. Siç ka arritur të mësoj portali TS, Faton Ahmeti ka propozuar mikun e tij Asaf Abduramanin tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga informatat jozyrtare të TS, Asaf Abdurahamani nuk është as antarë dege, as ka qenë aktivist i BDI-së, as nuk është parë në aktivitetet partiake, por vetëm pse është mik dhe shokë i Faton Ahmetit.
Nuk dihet nëse Ali Ahmeti do ta pranojë propozimin e Faton Ahmetit që Asaf Abduramani të jetë drejtor i Fondit Shëndetësor.
Vlen të theksohet se dega e BDI-së Tetovë ka shumë emra që mund të jenë edhe kandidat të mundshëm për drejtor të Fondit Shëndetësor.
Ndryshe dega e Tetovës vitet e fundit ka pasur rënie dhe me politikat e saja, simpatizues e anëtarë po shohin dyer të tjera në partitë politike si në BESA e disa në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. /TS/