As sot nuk ka përgjigje për memorandumin për Hapësirën Socio Kulturore në Tetovë, Kasami: Për këtë temë do të flasim javën e ardhshme (VIDEO)

October 22, 2022
1 minut lexim

Edhe përkundër faktit të nga Komuna e Tetovës dje na thanë se sot do të japin përgjigje në lidhje me memorandumin për Hapësirën Socio Kulturore në Tetovë, kryetari i komunës, Bilall Kasami, në konferencën e sotme për media refuzoi të përgjigjet në këtë temë, shkruan Portalb.mk.

Ai tha shkurt se, javës që vjen do të organizojnë konferencë për media, ku do t’i paraqesin dokumentat rreth gjithë procedurës.

“Është një temë tjetër, nga e hëna mund ta bëjmë një pres sepse duhet trajtuar pak më tepër. Nuk kisha dashur ta devijojë presin e sotëm sepse, edhe kjo është një temë e rëndësishme. Nga e hëna organizojmë një pres konferencë për këtë problematikë dhe do të sqarojmë me dokumenta dhe gjithë procedurën. Shkurt them se nuk është ideja e Komunës së Tetovës që ajo hapësirë t’u merret të rinjve. Përkundrazi, ideja është që ajo hapësirë t’u kthehet të rinjëve”, tha Kasami.

Hapësira Socio Kulturore me rreth 40 vullnetarët e saj rrezikojnë të dalin në rrugë, pasi Komuna e Tetovës u ka dërguar një letër që në afat sa më të shkurtër t’i lirojnë hapësirën ku ata funksionojnë tek ish “Radio Tetova”. Kjo hapësirë është nën Komunën e Tetovës mirëpo sipas një memorandumi të bashkëpunimit, e njëjta shfrytëzohet nga Hapësira Socio Kulturore deri në vitin 2024. Por, Komuna e Tetovës ka lëshuar vendim që të rimerr në shfrytëzim këtë hapësirë. Vullnetarët shprehen të dëshpëruar pasi për katër vite kanë investuar aty në shumë aktivitete si dhe në mirëmbajtjen e hapësirës.

Portalb.mk të premten kërkoi të merr prononcim nga kryetari i komunës, mirëpo nga kabineti na njoftuan se nuk ka mundësi pasi e kanë agjendën e ngjeshur dhe se nuk kanë kohë, ndërsa të shtunën do të ketë konferencë për shtyp.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami: Nëse nuk ka bashkëpunim për problemin me qentë endacak do të dorëzohemi

Story i radhës

Reagimi i Messit i la të gjithë pa fjalë

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë