Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. I ftuari për këtë puntatë në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktori i mirënjohur i humorit Visjan Ukcenaj.
Çfarë mendon Visjani për raportet që janë krijuar brenda shtëpisë?
Nuk e zgjodhi ai. Ai e pa. Ajo e zgjodhi atë. Atij i interesoi që dikush ta zgjidhte dhe ai pranoi. Sepse në fillim, sepse unë kam qenë i vëmendshëm me BBV, ai ka tentuar tek të gjitha gocat afrimitetin. Vazhdin, por tani e ka zëvendësuar shpatën e vëmendjes.
Skemë dhe e vetmja lidhje skematike më duket ajo e Sarës. Femrat gjithmonë krijojnë afërsi po të dojnë. Bardhi më duket shumë pozitiv me aq sa e shohim. Është një super artist. Mendoj që ajo goca është një kalkulatore dhe një manipulatore.
S’kanë kimi me njëri-tjetrin. Romeo me Heidin nuk kanë kimi me njëri-tjetrin. Heidi nuk transmeton kimi ndaj Romeos. Është çështje kimie. Nuk është nga ana e të dyve, por nga Heidi shoh pak më shumë ftohtësi… Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi mendoj unë.