‘As mos e mendoni’: Eksperti britanik tregon se çfarë i ka thënë Perëndimi, Rusisë – nëse do të mendonte për ndonjë sulm bërthamor

min lexim

Anëtarët e NATO-s kanë kontaktuar personalisht homologët e tyre rusë për t’i paralajmëruar ata kundër një sulmi bërthamor.

Kështu, siç shkruan Sky News, ka thënë profesori Michael Clarke, ish-drejtor i përgjithshëm i institutit britanik RUSI.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i Perëndimit ndaj një sulmi bërthamor nga Rusia, analisti i mbrojtjes tha se Kremlini tashmë ishte paralajmëruar për një reagim nga Perëndimi.

Ai citohet të ketë thënë: “Kur kërcënimet taktike të armëve bërthamore u ngritën disa javë më parë, SHBA-ja dhe tre ose katër anëtarë të NATO-s kontaktuan personalisht me homologët e tyre në Rusi dhe në shtabin e përgjithshëm rus për t’iu thënë ‘as mos e mendoni’”.

“Ata nuk do të na tregojnë se çfarë thanë dhe as nuk duhet të na thonë – por ajo që duket se kanë thënë është para së gjithash ‘ne nuk do të jemi pasivë’”.

]“‘Ne nuk do t’ju dënojmë ‘me fjalë’, ne do të bëjmë më shumë për këtë. Së dyti, ne nuk do të shkojmë me bërthamore, por kemi fuqinë konvencionale për të goditur të gjithë infrastrukturën dhe objektet tuaja bërthamore. Madje edhe nëse shohim se po fillojnë përgatitjet – mund t’ju sulmojmë’”.

“Ky duket se ka qenë mesazhi”.

Clarke tha ndërsa ai nuk mund të ishte i sigurt nëse ky ishte mesazhi i dërguar Rusisë “kishte një besim të përgjithshëm se kjo ishte ajo që u tha”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjyshja zbulon sekretin: Pse pi çaj bananeje çdo darkë

Story i radhës

Xhaferi hedh poshtë kërkesën e Apasievit për referendum

Të fundit nga