Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” në Elbasan ka tronditur banorët, që tregojnë se shpërthimi ishte i fortë.
“23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.
Nga pamjet e siguara nga Top Channel, duket dëmet që ka shkaktuar shpërthimi, ku ka ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti. Ende nuk dihen shkaqet, ndëkrohë që po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet nga policia dhe prokuroria, e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.
Burimi: botasot.info