As Benzema, as Mbappe dhe as Lewandowski

Sezoni  i futbollit është mbyllur të shtunën në mbrëmje me finalen e Champions League të zhvilluar në Paris mes Liverpool-it dhe real Madrid-it.

Një finale e fituar nga madrilenët me rezultatin 1-0 falë një goli të Vinicius Junior. Një triumf që e bën Karim Benzema kandidatin favorit për Topin e Artë.

Megjithatë, për Neymar lojtari më i mirë i këtij sezoni nuk ka qenë as Benzema, as Mbappe dhe as Lewandowski, por një tjetër.

Numri 10 i Paris Saint-Germain e ka thënë gjatë një interviste të dhënë për TNT Sport: “Nuk kam parë shumë ndeshje këtë vit, por nga ato që kam parë Vinicius ka qenë lojtari më i mirë.

“Edhe Benzema ka bërë shumë mirë, por unë zgjedh Vinicius”, kanë qënë deklaratat e bëra nga braziliani i Paris Saint-Germain.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sabiani mungoi në dasmën e Ilirit, Monika hedh një “thumb”

Story i radhës

Policia bën bilancin: Ja çfarë ndodhi gjatë kësaj jave

Të fundit nga