aryna sabalenka relaksohet ne mykonos me te fejuarin pas eliminimit nga wimbledon 6a56b07d0fb30

Aryna Sabalenka relaksohet në Mykonos me të fejuarin pas eliminimit nga Wimbledon

July 14, 2026
1 minut lexim

Tenistja numër një e botës, Aryna Sabalenka, ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit të hershëm nga Wimbledon, duke shijuar disa ditë pushimi në ishullin grek të Mykonosit së bashku me të fejuarin e saj, Georgios Frangulis.

Sportistja bjelloruse u fotografua në plazh me bikini, ndërsa kalonte momente romantike me partnerin e saj. Çifti u pa duke shijuar detin, shëtitjet me varkë dhe darkat pranë bregdetit, duke mos i kursyer gjestet e afeksionit në publik, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.

Sabalenka publikoi gjithashtu disa fotografi nga pushimet në Instagram, ku shfaqej duke shijuar diellin dhe peizazhet e Mykonosit. Në përshkrimin e postimit ajo shkroi me humor: “Dress code = bikini”, ndërsa fansat e mbushën me komente pozitive.

Image

Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis

Pushimet vijnë pas humbjes së papritur në raundin e katërt të Wimbledonit, rezultat që shkaktoi reagime të shumta. Megjithatë, Sabalenka iu përgjigj kritikëve me ironi, duke treguar se nuk e lejon presionin e rrjeteve sociale t’i ndikojë momentet e saj personale.

Aryna dhe Georgios u fejuan në muajin mars të këtij viti, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, sipërmarrësi brazilian i propozoi me një unazë diamanti prej 12 karatësh, e dizajnuar posaçërisht për tenisten.

Image

Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis

Pas kësaj periudhe relaksi, Sabalenka pritet të rikthehet në fushë për sezonin e turneve në fushat e forta, ku do të synojë të mbrojë titullin e fituar në US Open dhe të rikthehet te sukseset në Grand Slam.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli miraton rreth 370 milione euro per 34 vendbanime te reja ne bregun perendimor 6a56afb0d3684
Lajmi i mëparshëm

Izraeli miraton rreth 370 milionë euro për 34 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

ambasadori i kosoves ne shkup takon kryeparlamentarin gashin vleresohet avancimi i marredhenieve mes dy shteteve 6a56b328c7013
Lajmi i radhës

Ambasadori i Kosovës në Shkup takon kryeparlamentarin Gashin, vlerësohet avancimi i marrëdhënieve mes dy shteteve

Të fundit nga

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sanksione të reja në lidhje me Iranin dhe një licencë të përgjithshme. Sipas detajeve të postuara në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit. Sanksionet
ShkoLartë