izraeli miraton rreth 370 milione euro per 34 vendbanime te reja ne bregun perendimor 6a56afb0d3684

Izraeli miraton rreth 370 milionë euro për 34 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

July 14, 2026
1 minut lexim

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një buxhet prej 1.3 miliardë shekelësh (rreth 370 milionë euro) për ndërtimin e 34 vendbanimeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Lajmin e bëri të ditur ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i cili e cilësoi vendimin si historik dhe një hap për forcimin e kontrollit të Izraelit mbi këtë territor, raporton Reuters.

Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe shumica e vendeve të botës i konsiderojnë këto vendbanime të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, ndërsa Izraeli e kundërshton këtë qëndrim.

Smotrich, i cili kundërshton krijimin e një shteti palestinez, tha se me këto projekte numri i vendbanimeve të reja të miratuara gjatë mandatit të tij do të arrijë në 103.

Qeveria izraelite ka planifikuar gjithashtu edhe 1.075 miliardë shekelë (rreth 307 milionë euro) për ndërtimin e rrugëve që do të lidhin vendbanimet e reja.

Në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor jetojnë rreth 700 mijë kolonë izraelitë mes një popullsie prej rreth 2.7 milionë palestinezësh. Rritja e vendbanimeve është konsideruar prej kohësh një nga pengesat kryesore për një marrëveshje paqeje dhe krijimin e një shteti palestinez.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidenti me dy te vdekur ne cerrik nje prej viktimave qe drejtonte smart in mesues 6a56af50dc675
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti me dy të vdekur në Cërrik/ Një prej viktimave që drejtonte “Smart”-in, mësues

aryna sabalenka relaksohet ne mykonos me te fejuarin pas eliminimit nga wimbledon 6a56b07d0fb30
Lajmi i radhës

Aryna Sabalenka relaksohet në Mykonos me të fejuarin pas eliminimit nga Wimbledon

Të fundit nga

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sanksione të reja në lidhje me Iranin dhe një licencë të përgjithshme. Sipas detajeve të postuara në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit. Sanksionet
ShkoLartë