ambasadori i kosoves ne shkup takon kryeparlamentarin gashin vleresohet avancimi i marredhenieve mes dy shteteve 6a56b328c7013

Ambasadori i Kosovës në Shkup takon kryeparlamentarin Gashin, vlerësohet avancimi i marrëdhënieve mes dy shteteve

July 15, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të shënimit të Ditës Nacionale të Francës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, gjatë takimit u vlerësua se në vitet e fundit marrëdhëniet bilaterale janë ngritur në një nivel më të lartë, duke sjellë rezultate konkrete në interes të qytetarëve.

“Gjatë viteve të fundit është ngritur niveli i bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Janë arritur objektiva të prekshme sikurse lehtësimi i qarkullimit kufitar dhe, përfundimisht, fillimi i punimeve në autostradën Bllacë–Shkup dhe Tetovë–Prizren”, thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve.

“Për rrjedhojë, është rritur lëvizja e qytetarëve, përderisa Kosova vijon çdo herë e më shumë të jetë destinacion ditor, dhe jo vetëm, i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që frekuentojnë gastronominë dhe lokacione të ndryshme”, thuhet më tej.

Në njoftim theksohet gjithashtu se bashkëpunimi është zgjeruar edhe në fusha të tjera me rëndësi strategjike.

“Marrëdhëniet janë thelluar edhe në fusha tjera sikurse energjetika, mjedisi dhe siguria, përderisa është rritur niveli i mirëbesimit i bazuar në respekt të ndërsjellë”, përfundon njoftimi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aryna sabalenka relaksohet ne mykonos me te fejuarin pas eliminimit nga wimbledon 6a56b07d0fb30
Lajmi i mëparshëm

Aryna Sabalenka relaksohet në Mykonos me të fejuarin pas eliminimit nga Wimbledon

gjorgjievski dhe hoxha diskutojne projektet kyce per permiresimin e mjedisit ne shkup 6a56b46f53249
Lajmi i radhës

Gjorgjievski dhe Hoxha diskutojnë projektet kyçe për përmirësimin e mjedisit në Shkup

Të fundit nga

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sanksione të reja në lidhje me Iranin dhe një licencë të përgjithshme. Sipas detajeve të postuara në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit. Sanksionet
ShkoLartë