Ish futbollisti Arton Hajdari kujton vitet e 90-ta, vitet e rënda, vitet e sakrificës dhe rezistencës ndaj pushtuesit serb.
Hajdari kurrë nuk e harron një rast kur u përndoqën nga milicia e pushtuesit serb dhe disa i rrahën në ndeshjen e ndërprerë në Kçiq mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Feronikelit të Drenasit.
A e dini se në Kçiq u ndërpre loja ndërpre mes Kosovës së Vushtrrisë dhe.
“Kishim lojë për Kupë në fshatin Kçiq kundër Kosovës së Vushtrrisë dhe në momentet e ndeshjes erdhën forcat çetnike serbe duke e ndaluar lojën në mënyrën më të keqe duke na hedhur atë rrjetën me ato autoblindat famëkeqe.
Në ato momente u ndamë lojtarët disa duke ikur e disa i kapen me rrjetë, ne që ikëm ashtu në uniforma kaluam lumin e arave duke u drejtuar në drejtim të rrugës kryesore (isha unë Islam Demaku dhe disa bashkëlojtarë te tjerë, ndërsa vëllau im Hajrizi me pjesën tjetër ishin kapur dhe dërguar në stacion të milicisë në Vushtrri në krye të saj qëndronte komandant Vuçina, ku ata u maltretuan dhe u tallen në mënyrën më të poshtër.
Kurse unë me Islamin dhe shokët tjerë patëm fatin më të lehtë duke patur të rrezikuar vetëm udhëtimin sepse nuk na merrte kush deri dikur vonë ndaloj një Yugo, vetur e bardh e cila na ofroj deri të rrethi tash i ri në Prishtinë të Kazerma “Adem Jashari”.
Aty zbritem kah ora 00:30 e natës, e ku për fat erdhën edhe pjesa tjetër e ekipit qe ishin maltretuar në stacion të milicisë. Ishte ditë e keqe dhe mbërritëm në shtëpi afër orës 02:00 ku familjet tona s’dinin asgjë për neve”, tregon Arton Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.