Personazhi ynë sot është ai djaloshi që e la Kosovën, vendlindjen që kur ishte fare i vogël, por asnjëherë nuk e harron dhe kthehet në Klinën e tij. Pal Daka që e njohim edhe si aktor në serialin ” Vendlindja ime” por mbi të gjitha një patriot e atdhedashës i përkushtuar ndaj familjes, vetvetes.
Ka shumë vite që jeton dhe vepron në Zvicër dhe e shohim kudo ku ka mbrëmje me plot art dhe komunitet shqiptar me kontributin e tij e i rrethuar nga artistët më të mirë.
Dikur ishte një fans i tyre i profesorit të aktrimit Enver Petrovci dhe aktorit dhe regjisorit Halil Budakova, por nga ata mori mësime dhe kishte rastit të bashkëpunonte duke shkëlqyet në fushën e aktrimit.
Mësojmë se artisti Pal Daka ka suprizuar edhe bashkëshorten e tij me rastin e 25 vjetorit të martesës në disa ditë pushimesh në Maldive, ditë më parë ku edhe në rrjetet e tij sociale na ka mahnitur me disa super fotografi. Ai ka një familje të bukur që pavarësisht jeton në Zvicër gjuha shqipe dhe traditat e bukura të vendlindjes nuk harrohen kurrë.
E nëse pyesni se pas një seriali vendor shqip a mund ta shohim Palin edhe në ndonjë film të huaj, kjo gjë nuk i dihet pasi ai atë që don edhe e realizon falë talentit dhe përkushtimit të tij. E nëse shkruani emrin e tij edhe në Instagram mund ta ndiqni këtë artist dhe personazh mjaft simpatik.BS
Pal Daka në Maldive për 25 vjetorin e martesës