Artisti anulon turneun pas thyerjes së këmbës në “Coachella”

Kid Cudi ka anuluar turneun.

40-vjeçari e ka konfirmuar lajmin në rrjete sociale, duke thënë se koncertet do anulohen pasi theu këmbën në festivalin e muzikës “Coachella 2024”.

“Do të futem në operacion dhe më duhet një kohë e gjatë rikuperimi. Duhet ta anulojmë turneun në mënyrë që të fokusohem në përmirësimin tim. Lëndimi është më i rëndë se sa mendoja”, ka shkruar ai.

“Kushdo që ka blerë bileta do të marrë një rimbursim të plotë, së shpejti do të merrni një email. Ne do të kthehemi me data të reja sa më shpejt të jetë e mundur, dhe mezi pres të kthehem me ju. Më vjen shumë keq dhe ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen e pafund”, vazhdoi artisti.

Story i mëparshëm

Së paku pesë të vrarë, përfshirë fëmijë, nga sulmet izraelite në Rafah

Story i radhës

Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Të fundit nga