Këngëtari Artir Gjikokaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Kaj”, një këngë me ritëm veror që sjell energji, atmosferë të lehtë dhe tinguj që përshtaten me sezonin e nxehtë.
Artisti, i cili prej vitesh është aktiv në skenën muzikore shqiptare me projekte solo dhe bashkëpunime të ndryshme, këtë herë vjen me një material që synon të përcjellë freski, disponim dhe vibe vere. “Kaj” ndërtohet mbi një frymë moderne dhe ritmike, duke e sjellë Artir Gjikokajn në një tjetër projekt që i shtohet repertorit të tij muzikor.
Kënga pritet të gjejë vend te publiku që preferon projektet e lehta verore, ndërsa “Kaj” vjen si një tjetër hap i Artir Gjikokajt në rrugëtimin e tij artistik.


