arrestohet nje banor i shkupit dyshohet se ka shkaktuar zjarr ne rrethinen e qytetit 6a3bc9ce64f96

Arrestohet një banor i Shkupit, dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e qytetit

June 24, 2026
1 minut lexim
Pozhar Kokino 696x522 2

Një banor i Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
“Më 23.06.2026, në orën 17:35, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.U. (43) nga Shkupi, person me probleme shëndetësore, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Shkupit, kishte shkaktuar zjarr në një kashtore me kashtë.”, njoftoi MPB.
Nga MPB theksuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

artt
Lajmi i mëparshëm

Artir Gjikokaj publikon “Kaj”, një këngë me frymë verore dhe energji pozitive

alarm ne france konfirmohet rasti i pare i eboles pacienti nen izolim te plote 6a3bdbca38ef0
Lajmi i radhës

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

Të fundit nga

ShkoLartë