Arthur Melo do të operohet, nuk rikthehet deri në vitin 2023

1 minut lexim

Mesfushori i Liverpoolit, Arthur Melo do të operohet.

Arthur nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e re në ‘Anfield’.

Lojtari ka pësuar një lëndim mjaft serioz që do ta lë jashtë fushave deri në vitin tjetër.

Braziliani këtë fundjavë do t`i nënshtrohet një operacioni dhe do mungojë disa muaj.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, braziliani do operohet dhe do rikthehet në fushë vitin 2023.

Kujtojmë që merkaton e verës Arthur kaloi në huazim te Liverpool nga Juventusi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Numerologjia e dashurisë. Llogarisni numrin dhe zbuloni karakterin tuaj dashuror

Story i radhës

Kapja e të kërkuarit Fatjon Murati nën shoqërinë e Indrit Dokles, policia jep detajet: Me ta ishte edhe një person i tretë…

Të fundit nga