Skuadra e Arsenal, pasi ka zyrtarizuar transferimet e Kei Havertz dhe Declan Rice si dhe pasi ka mbyllur praktikisht transferimin e Jurrien Timber, është hedhur në sulm për të sigurtuar shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar spanjoll Gabri Vega.
Lojtari luan në La Liga me ekipin e Celta Vigo dhe kushton 30 milionë euro.
Kontrata e tij me Celta skadon në vitin 2026, por ai po ndiqet me interes edhe nga ekipi i Manchester City.
Një lojtar i rip or me shumë cilësi (11 gola e 4 asist në 36 ndeshje sezonin e fundit në kampionat), i aftë në lojën pa top dhe i gjatë 1.80 metra. Ai është destinuar të jetë shoku i ri i skuadrës së Pedri e Gavi në kombëtaren spanjolle (luan me ekipin U-21).
Për Gabri Veiga janë interesuar edhe ekipe të tjera anlgeze e Napoli në Itali, por duket se City e Arsenal janë në “pole” për të siguruar shërbimet e tij. përfaqësuesit e dy klubeve kanë takuar menaxherin e lojtarit për të mbledhur informacionet e para.