Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i është përgjigjur menaxherit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, në lidhje me komentet e tij për lodhjen e kampionëve të Anglisë.
Pasi siguroi kualifikimin e “qytetarëve” në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të mërkurën mbrëma pas një fitorejeje 4- 1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Bajernit, Guardiola tha: “Sa herë që luajmë në Kupën FA pas këtij kompeticioni ne jemi të rraskapitur, skuadra është e rraskapitur, kështu që unë nuk nuk e di se si do të rikuperohemi për të luajtur kundër Shefilld Junajtidit të shtunën”.
Kryesuesit e Premier Ligës zbresin në fushë sot ndaj Sauthemptonit në kampionat dhe do të tentojnë të shkëputen sërish nga kampionët, të cilët i janë afruar në -4 pikë këto javë, pas dy ndalesave radhazi të Arsenalit. Ata kanë edhe një ndeshje më pak dhe të mërkurën kanë përballjen direkte me Mançester Sitin në “Etihad”.
Në konferencën e djeshme për shtyp, Arteta u pyet për komentet e Guardiolës dhe nëse Arsenali i tij rrezikon probleme të ngjashme fizike, për të cilat ai tha:
“Lojtarët e mi presin me padurim për nesër (sot) për të marrë rezultatin që duam dhe luajtur sërish para tifozëve tanë. Kanë mbetur shtatë ndeshje, ne kemi katër në ‘Emirates’, që është një gjë e madhe për ta.
Ne po e presim me padurim”.
Spanjolli kërkoi nga skuadra e tij që të mos mendojë për përballjen direkte me Sitin.
“Askush nuk po flet për atë që do të ndodhë të mërkurën.
Ne duhet të bëhemi të mërzitshëm me këto dhe përsëritës, duke u fokusuar vetëm për atë që duhet të bëjmë këtë mëngjes.
Lojtarët e mi mezi po presin ndeshjen e radhës, atë kundër Sauthemptonit”, përfundoi Arteta.