Arteta i çmendur pas yllit të tij

July 17, 2022
1 minut lexim

Një goditje që mund të thyejë ekuilibrat në sezonin e ardhshëm të Premier League. Operacioni që ka dërguar Gabriel Jesus tek Arsenal-i duket se premton të jetë një sukses i vërtetë.

Këtë e di dhe e shpreson trajneri Mikel Arteta, i cili ka shpjeguar për kanalin zyrtar të Topçinjve cilësitë e brazilianit, autor i tre golave në miqësoret e fazës përgatitore.

“Krijon kaos, krijon pasiguri dhe është gjithmonë një kërcënim për mbrojtjet”, ka thënë Arteta në lidhje me karakteristikat e sulmuesit.

“Është gjithmonë aty për të vjedhur topin, është gjithmonë para portës. Është një kërcënim i vërtetë dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë.

“Në momenti që i japim topin, ai është menjëherë aktiv dhe vë kundërshtarin në presion duke marrë përdore skuadrën.

Ka shumë cilësi lideri, mund ta shikoj menjëherë atë që bën me djemtë dhe është lloji i futbollistit dhe njeriut që duam”.

Të shohim nëse dhuntitë e sulmuesit do të konfirmohen edhe në kampionatin anglez ku Arsenal-i synon të kthehet më në fund protagonist.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi i reagon opozitës: Paralajmërimi im për zgjidhjen e problemit u dukej i halucinacion, ja ku jemi sot!

Story i radhës

“Kishte netë kur zgjohesha pa frymë fare!” Argjira Spanca flet për problemet shëndetësore

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë