Arteta godet kritikët, shkak Havertz e Rice

July 26, 2023
1 minut lexim

Mikel Arteta e ka përkrahur Kai Havertz dhe këmbëngul se mesfushorët e tij të rinj zotojnë cilësitë fizike të nevojshme për të pasur sukses në Premier Ligë.

Vendimi i trajnerit të Arsenalit për të shpenzuar 75 milionë euro për Havertz u pa si i rrezikshëm nga shumë tifozë dhe analistë, por që Arteta i ka dalë në përkrahje tani yllit gjerman, raporton KosovaPress.

Tifozëve të Arsenalit iu dha një vështrim i parë i planit të mesfushës së Artetas kundër Manchester United të shtunën mbrëma, dhe u bë menjëherë e qartë se do t’i duhej kohë që treshja, Declan Rice, Martin Odegaard dhe Havertz të përshtateshin së bashku.

Arteta, megjithatë, është i bindur se Havertz do të dëshmojë vetën dhe se me lojtarë si Thomas Partey, Jorginho dhe Mohamed Elneny në skuadër, Arsenali ka më shumë se opsione të mjaftueshme për të përballuar kundërshtarët fizikisht.

“Ne do të duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur gjithashtu, por një vit më parë Graniti nuk mund ta luante kurrë si mesfushor sulmues”, tha Arteta përpara miqësores parasezonale të nesërme kundër Barcelonës.

“Pra, le të përpiqemi të kryejmë punën. Është hera e parë që luajmë me katër lojtarë brenda dhe tre prej tyre nuk kishin luajtur kurrë për ne. Pra, tre nga katër, ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku. Pra, qetësohuni! Ditë pas dite, vazhdoni të bëni gjërat e duhura, jepini njerëzve mundësinë t’i vendosin në gjërat e duhura dhe ne do të jemi mirë”, shtoi më tej Arteta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

Story i radhës

Konstituohet Këshilli i Qarkut Elbasan, Gjiknuri: Suksese Ermira Urupit në detyrën e re!

Të fundit nga

ShkoLartë