arteta flet per lendimin e jurrien timber 64d80645a90ce

Arteta flet për lëndimin e Jurrien Timber

August 12, 2023
1 minut lexim

Mikel Arteta ka shpjeguar se pse Jurrien Timber u largua më herët nga ndeshja debutuese e tij ku Arsenali fitoi me rezultat 2-1 kundër Nottingham Forestit të shtunën

Mbrojtësi i Arsenalit, Timber u zëvendësua në ndeshjen e parë të Premier Ligës të shtunën pasi që u lëndua në minutën e 50-të te ndeshjes.

“Zyrtarët, mjekët, ata e kanë kontrolluar pasi që ata thoshin se ai mund të vazhdoj, edhe ai po ashtu, por në aksionin e parë të pjesës së dytë në veprimin e parë kur ai bëri ai çaloi kështu që ne tani duhet të shohim se çfarë saktësisht ka dhe sa gjatë mund të mungojë”, tha Arteta.

Timber bëri debutimin e tij të parë në Premier Ligë të shtunën pasi ai u largua nga gjiganti holandez, Ajax, për t’ju bashkuar Arsenalit në verë. Do të ishte një goditje e madhe për Arsenalin nëse holandezi do të mungon për një kohë të gjatë.

Mbrojtësit holandez do t’i bëhen kontrollet mjekësore në javët në vazhdim ku do të përcaktohet shkalla e lëndimit të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kerkohet qe albin kurti te shpallet non grata ne maqedoni 64d804dda9796
Story i mëparshëm

Kërkohet që Albin Kurti të shpallet non grata në Maqedoni

matematika lenda qe ngjalle kersherine e te rinjve 64d8064e08843
Story i radhës

Matematika, lënda që ngjallë kërshërinë e të rinjve

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë