Arteta flet për gjendjen e Saka dhe Tomiyasu

April 29, 2022
1 minut lexim

Mikel Arteta, në konferencën e organizuar për shtyp para ndeshjes ndaj West Hamit, ka folur në lidhje me gjendjen fizike në të cilën gjenden dy lojtarët e tij, Takehiro Tomiyasu dhe Bukayo Saka.

Saka u lëndua gjatë ndeshjes kundër Manchester United, ndërsa Tomiyasu, përkundër që u kthye nga një lëndim i gjatë, ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Premier League.

Për Sakan tha se shpreson të jetë mirë, duke shtuar se rikuperimi i ka ecur kënaqshëm, ndërsa për Tomiyasun do të merret nesër vendimi nëse do të ketë minuta në derbin e vogël londinez.

“Shpresoj që ai të jetë mirë. Ai e pati një lëndim në fund të ndeshjes së kaluar, por rikuperimi po i ecën kënaqshëm. Sa i përket Tomiyasu, ju e dini që ai u kthye nga një lëndim i gjatë. Ai nuk ka startuar në asnjë ndeshje ende. Ne do ta marrim vendimin nesër, nëse do të luajë apo jo”, theksoi fillimisht ai.

Arteta gjithashtu tregoi edhe për gjendjen e Thomas Parteyt, për të cilin tha se, me gjasë, nuk do të luajë më këtë sezon

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të bëni një udhëtim familjar me fëmijët, ku këta të fundit të ndihen si me pushime

Story i radhës

Nuk do të ketë më vaksinime tek ‘Air Albania’, ministria e Shëndetësisë tregon ku do të zhvendoset

Të fundit nga

Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve

Ky vit ka nisur mbarë në mes të përfaqësuesve të fshatrave, ata të shoqatave të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit. Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të
ShkoLartë