Artan Hoxhën e largojnë nga puna, gazetari nxjerr zbuluar emrin që mori këtë vendim dhe urdhrin e prerë

February 22, 2023
1 minut lexim

Në A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Artan Hoxha tregoi si iu komunikua shkarkimi nga puna dhe si ndryshuan qëndrim ata, që ai i quan regjia qendrore (pushteti), kur ai publikoi një material për 21 janarin.

Hoxha thotë se vendimet në televizionin ABC i merr Endri Fuga, drejtori i mediave në Kryeministri dhe njeriu që kujdeset për PR-in e Edi Ramës.

Artan Hoxha prej dy muajsh nuk është në punë.

“Nuk ka qenë asnjëherë media dhe paisazhi mediatik kaq i kontrolluar nga një regji qendrore.

Televizioni ku unë punoja, pa më njoftuar askush, i ishte dhënë një urdhër redaktorëve që nuk del më në ekran. Në ekran kanë dalë të gjithë analistët që dilnin në ekranet e tjera. Dhe nga ai moment për shkak se ngjarjet vazhduan. Deri aty dukesha si i tyre, çoja ujë te mulliri i tyre dhe tani kisha kaluar te krahu tjetër.

Padashur gjatë rrugës unë nxora materialin tjetër të 21 janarit dhe menjëherë më thirrën e më thanë që mund të vesh atje, mund të të japim edhe dyfishin e rrogës, por ne duhet të komunikojmë me Fugën.

U thashë a bëhet gjë të mos jem te kjo bordero. S’më kishte bërë vaki ndonjëherë. Të gjithë njerëzit thoshin mund të shkosh menjëherë në punë por ne po flasim me ata.More nuk dua të flisni me atë. Nëse fati jonë varet nga regjia qendrore, ne duhet ta lëmë këtë punë. Unë po i bëj dy muaj zyrtarisht pa punë.

Por nëse unë nuk arrij dot me kaq eksperiencë sa kam unë, me këtë natyrë pune, të ngelem jashtë profesionit tim sepse ka vendosur “regjia qendrore e Big Brother…””, u shpreh gazetari i njohur, Artan Hoxha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duma ruse voton për pezullimin e Traktatit të armëve bërthamore

Story i radhës

Sërish alarme për bomba në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep

Të fundit nga

Jude Bellingham:befason

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham do të ballafaqohet kundër shokut të tij te Kombëtarja Angleze. Bellingham, u pyet edhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku te Real Madridi. “A do

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë