Artan Hoxha zbulon detajet për takimin e Ramës në Greqi: Masa të forta sigurie

Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për takimin që do të mbajë Edi Rama me emigrantët shqiptarë në 12 maj. 

Hoxha tha se pjesëmarrja pritet të jetë nga pesë deri në dhjetë mijë vetë, ndërkohë që biznesmenë dhe njerëz pranë PS, janë angazhuar për pjesëmarrje sa më të lartë. 

Hoxha shpjegoi edhe polemikat që kanë lindur në Greqi për këtë takim, i cili mbahet në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane, por edhe përkon të jetë fiks një vit nga arrestimi i Fredi Belerit. 

Hoxha tha se autoritetet po marrin masa të forta për të siguruar takimin, nga frika e incidentëve me ekstremistët. 

“Është një vizitë që kryeministri e bën privatisht. Nuk ka lidhje me autoritetet greke. Autoritetet janë njoftuar që kryeministri do të jetë në zonën e Galatsit në Athinë dhe ka kërkuar të mbajë atje një takim të madh. Jam vënë në dijeni dy muaj më parë për këtë takim.

Në takim duan të mbledhin 5-10 mijë emigrantë. Kanë kërkuar një ambient të mbyllur dhe një ambjent me hapësirë të madhe.  Kur u mor vesh për çfarë duhej, një nga drejtuesit e njësisë administrative, kërkoi dhe u deklaroi organizatorëve që nuk mund ta jepte ambjentin. Ai ka thënë se do të ketë aktivitet tjetër atje. Pala shqiptare e ka lëvizur orarin dhe deri tani që flasim ende ka ngelur në fuqi ky ambient.

Nga kemi rënë në dijeni? Biznesmenë që njoh unë nga jugu, që kanë edhe aktivitet në Greqi, u është thënë të ndihmojnë në grumbullimin e emigrantëve në Athinë dhe duhet të nderojnë kryeministrin. Mediat greke, kjo është bërë çështje kryesore, është marrë si shenjë provokimi që Rama po i kthen përgjigje kryeministrit grek dhe po shkon në kulmin e fushatës. Është lënë edhe në datën 12 maj, fiks një vit pasi u arrestua Beleri. Po kështu ka aludime se Rama do të bëjë thirrje për të votuar.

Në fakt, për vizitën e zotit Rama edhe opozita ka reaguar dhe e kanë marrë si ndërhyrje gjatë fushatës dhe se është e panevojshme sipas tyre. Edhe pse e akuzojnë Belerin si njeri ultra të djathtë. Në fakt shefi i Syriza ishte në Shqipëri sot, bashkë me bashkëshortin e vetë. Takoi banorët e zonës, kryetarin e Bashkisë së Dropullit, u mundua të mbajë profil të ulët.

Në këto kushte në pamundësi pë ta ndaluar, autoritetet kanë zgjedhur rrugë tjetër, që do të mundohen ta mbajnë aktivitetin në mbikqyrje dhe të ketë pjesëmarrje sa më të ulët. Njësitë policore, sidomos ato civile, janë porositur të bëjnë kujdes, sepse mund të ketë incidente mes ekstremistëve apo shoqatave pan-epiriote. Është aktivitet që Rama e ka justifikuar me një vizitë që do të bëjë në disa vende në Evropë.

Me sa kam dëgjuar sot nga përfaqësues të PS, do të jenë minimum 5 mijë vetë, por me aq shqiptarë sa janë, mund të merrnin edhe stadiumin olimpik të Athinës”. tha Hoxha. 

Story i mëparshëm

Kusari-Lila: Në këtë kohë s’ka mundësi që draft-statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Story i radhës

Fiksimi me masat e rrobave mund të kthehet në problem serioz mendor

Të fundit nga