Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur mbrëmjen e sotme detaje nga vrasja e Klisman Preçit në Milot, pak ditë pas masakrës së Fushë-Krujës. Ai deklaroi se shënjestra Ylli Brahimi i cili mbeti i plagosur si pasojë e plumbave, i ka kërkuar Preçit ta dërgojë në shtëpi pasi nuk ka qenë në gjendje të ngiste makinën.
“Ai djali s’ka asnjë lidhje, ka dalë për të pirë një kafe, ka dalë Ylli Ibrahiami i ka thënë hajde më ço pak në shtëpi se kam pirë në momentin që e ka çuar ka qenë në një vendngjarje. Në një vend të mbyllur kishin qëlluar 3 kallashnikov, kishin ndërruar edhe karikatorët. Viktima është vrarë pasi ka hapur derën e blindit. Mjeti është i një shtetasi të Shkupit. Kur është hapur zjarr kanë qenë dy armë në krah, predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit, për fat të mirë fëmijët e motrës që rrinin aty nuk ishin atë ditë. Shenjat e plumbave ishin akoma aty. Babai më tha se i kishte kërkuar që mos ta parkonte më blindin aty”, deklaroi Hoxha.
Hoxha theksoi se bashkëpunëtorët e autorëve të krimit ishin vendosur në hyrje të Milotit të veshur me jelekë dhe nuk lejonin makinat të futeshin në atë aks. “Sipas informacionit që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, atentati ishte realizuar nga 6 persona. Dy nga ata kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullimin, nuk lejonin makinat të futeshin që të mbanin rrugën hapur, me jelekë. Njëri nga ata, më i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën e makinës hapur. Tre të tjerët ishin të veshur me uniforma të forcave speciale dhe me gjoksore ku mbahen mjetet taktike.
Kjo ngjarje ka ndodhur 5 ditë mbas masakrës së 17 korrikut mbi urën e Fushë Krujës. Sigurisht që ka pasur një informacion për lëvizjet e mjetit të Ylli Ibrahimit. Ata kanë qëlluar fillimisht shoferin, që ka qenë ky i pafajshmi që kishte bërë teshat gati për të ikur në Angli. Shtegu që kanë zbritur pranë banesës së Klisman Preçit, nuk e dinin 80% e banorëve. Autorët kishin pasur një pajisje që kishte bllokuar kamerat dhe Yllli Ibrahimi i kishte kamerat në celularin ne vetë por ngaqë kishte pirë se kishte kuptuar.
Ata kanë komunikuar, jo me radio, me këto pajisje të tjera. Asnjë gjë nuk ishte bërë për këtë gjë dhe prandaj ngjarjet ndodhën zinxhir. Familjarët e kishin humbur besimin, informacionin që kishin nuk ia çonin më as policisë”, deklaroi Hoxha në ABC.
Ai foli edhe për masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Hoxha theksoi se autorët kanë punuar për një muaj për të ruajtur objektivin. Sipas tij, ashtu si në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, autorët kontrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.
“Ka pasur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në Fushë Krujë. Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, u shpreh ai.