Në Shqipëri, sipas gazetarit Artan Hoxha, ka dy periudha ku ka një rritje të madhe të intensitetit të krimeve në Shqipëri, Gushti dhe Dhjetori. Kjo sipas gazetarit vjen për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe uljes së vigjilencës nga personat e përfshirë në krime, për shkak të festimeve.
Hoxha u ka bërë apel policisë që të rrisë masat për të mbrojtur qytetarët dhe për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur ngjarjet kriminale.
Mes të tjerash Hoxha u ndal edhe tek fati i Ervis Martinajt duke thënë se ai u rrëmbye dhe u zhduk dhe pas kësaj situate bota e krimit duket se ka rënë në një qetësi momentale.
Dosja hetimore për zhdukjen e Ervis Martinajt, që sipas denoncimit të familjarëve të tij rezulton i humbur që prej datës 9 gusht vijon të mbulohet me mister dhe nga hetimet paraprake të deritanishme nuk përjashtohet mundësia që 40-vjeçari i shumëkërkuar të jetë vrarë.