Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Grubi në urimin e tij ka uruar për paqe, mirëqenie dhe solidaritet mes njëri tjetrit.
Urimi i plotë:
Me dëshirën që bekimet dhe mirësitë e muajit të bekuar të Ramazanit të kenë ndriçuar zemrat dhe shtëpitë e juaja, ju uroj festën e Fitër Bajramit.
Le të forcojmë në çdo ditë të jetës paqen, mirëqenien, respektin e solidaritetin mes njëri – tjetrit! Le të jetë gjithmonë e shtruar dora e pajtimit dhe bamirësisë!
Qofshi gjithmonë të gëzuar dhe në paqe në familjet tuaja!
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0279bgEHm3Uib1xqQFUzK1NfE26zaV74hjmxvytMV7kttBF75ERWJ8of18pZPWYeyxl/?mibextid=Nif5oz