artan grubi ndertimi i poliklinikes rajonale ne saraj ka perfunduar 639234753817f

Artan Grubi: Ndërtimi i poliklinikës rajonale në Saraj ka përfunduar

December 8, 2022
1 minut lexim
Artan Grubii 1 1024x778 1

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së vendit, Artan Grubi ka njoftuar sot opinionin përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se ka përfunduar ndërtimi i poliklinikës rajonale në Saraj.

Marketing

alpi royal

Grubi ka potencuar se projekti është realizuar një vit para afatit të paraparë kohor.

”Ndërtimi i poliklinikës së premtuar rajonale në Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar, ndërsa do të përfshijë këto shërbime: ambullantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, llaboratori, dhomë rengeni, farmaci.

Vlera e projektit qeveritar është 57.107.229.00 denarë, pa TVSH.

Projekti ndërtues u realizua një vit para afatit kohor dhe tashmë është para pranimit teknik sipas projektit themelor.

Jemi angazhuar që Qeveria nëpërmjet të Ministrisë së shëndetësisë, të firmos aneks të kontratës për ta lidhur objektin me rrugën kryesore pasi që nuk ka qenë e përfshirë në projektin themelor, ndërsa në fazën e dytë, Ministria e Shëndetësisë do të vijojë me prokurorim publik për furnizim me mjete mjekësore dhe vënie në funksion” – ka shkruar Grubi.

MARKETING

RENT A CAR

baerbock bllokada e hyrjes ne shengen per rumanine e bullgarine nje dite e keqe per evropen 63922ff41d6cd
Story i mëparshëm

​Baerbock: Bllokada e hyrjes në Shengen për Rumaninë e Bullgarinë, një ditë e keqe për Evropën

berisha levizja e dhjetorit me e rendesishmja pas shpalljes se pavaresise 639235cfa9059
Story i radhës

Berisha: Lëvizja e dhjetorit, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë