Bukuroshja shqiptare, Arta Nitaj vazhdon të komentohet për fizikun e saj të gati të përsosur.
26-vjeçarja njihet për përkushtimin që ka ndaj palestrës dhe falë kësaj ajo ka arritur të ketë linja të mrekullueshme.
Duke qenë kështu, Arta nuk heziton që të sjell imazhe provokuese që në fokus kanë pikërisht fizikun e saj mahnitëse.
Edhe së fundmi, Arta ka ripostuar një imazh të realizuar në vitin 2020 në të cilin shihet teksa pozon në pasqyrë duke vënë në pah të pasmet dhe format joshëse.
“67 kilogramë kurrë nuk janë dukur më bukur”, ka shkruar Arta sipër fotografisë.
Ndërkohë, kujtojmë që Arta pak javë më parë u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”.
Ndonëse paraqitjet e saj morën vëmendje të madhe nga publiku, rrugëtimi I saj u ndërpre në gjysmë pas eliminimit.
Mbetet të shihet nëse Arta planifikon të rikthehet me ndonjë projekt televizive në të ardhmen.