Karateistja nga Shkupi, Arta Bushi sot është shpallur kampione në turneun ndërkombëtar të karatesë “Bijeljina Open 2022”, shkruan GAZETA.MK
Ky turne u organizua nga Klubi i karatesë “Champion”. Në këto gara, Arta Bushi u tregua e shkëlqyeshme dhe me shkathtësi të jashtëzakonshme ka mposhtur të gjitha kundërshtaret e saja.
Arta Bushi është anëtare e Klubit të Karatesë “Keiks” nga Shkupi. Arta edhe më herët ka arritur rezultate të shkëlqyeshme si në kampionatet vendore ashtu edhe në në garat rajonale dhe ndërkombëtare.