Akumulimi i depozitave dhjamore në zonën e barkut është një sfidë për shumë njerëz të cilët janë të gatshëm të kryejnë shumë regjime drastike apo trajtime të ndryshme për eliminimin e tyre.
Shumë heqin dorë në mënyrë drastike nga ushqimi e të tjerë kalojnë me orë të tëra në palestër.
Megjithatë, ekspertët thonë se shëndoshja në zonën e barkut nuk ka domosdoshmërisht të bëjë me ushqimin apo palestrën.
Shëndeti I Shkruar Në Gjene
Trashëgimia gjenetike luan një rol domethënës në shpërndarjen dhe akumulimin e depozitave dhjamore.
Dhjami visceral, i njohur edhe si dhjami barkut që gjjithashtu mbështillet rreth zorrëve shkakton fryrje në zonën e stomakut
Ka njerëz që pavarësisht ushqimit të duhur dhe palestrës sërish janë të prirur të mos kenë një bark të sheshtë.
Ndjeshmëria Ndaj Ushqimit
Ndjeshmëritë e ndryshme ushqimore janë për tu fajësuar në shumë raste të shëndoshjes në zonën e barkut.
Ka njerëz për shembull organizmi i të cilëve nuk e toleron misrin. Ndërkohë shumë prej pijeve të gazuara përmbajnë shurup misri.
Kësisoj, trupi nuk e metabolizon dot dhe dhjami do të depozitohet në trup.
Mikrobioma
Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në trup nxit gazrat dhe fryrjen në stomak.
Këto baktere ndikojnë në mënyrën se si trupi e tret ushqimin dhe ushqyesit që ofron ai.
Për shembull, një lloj i veçantë bakteresh është përgjegjës për tretjen e fibrës dhe nëse ka mangësi të këtyre baktereve, fryrja është e paevitueshme.
Hormonet
Luhajtet e hormoneve janë përgjegjës për shtimin në peshë, veçanërisht në zonën e barkut.
Një nga faktorët kryesorë të prishjes së ekuilibrave hormonalë është stresi.
Tek gratë stresi bllokon ovulimin dhe kur kjo ndodh organizmi i gruas nuk prodhon progesterone një hormone thelbësor për djegien e yndyrnave.
Hipotiroidizmi
Kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin dhe i bën njerëzit më të prediposzuar të shtojnë në peshë.
Tiroidja është si dirigjenti i një orkestre të mirëfilltë hormonesh përgjegjëse për metabolizmin.
Ky ngadalësim i tretjes shkakton edhe plogështi të madhe në organizëm./AgroWeb.org
Burimi: agroweb.org