Arsovska përsëri premtoi që në vitin 2023 do të ketë transport publik falas në Shkup, ndërkohë shoferët paralajmërojnë protesta

October 18, 2022
min lexim

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, raporton MIA. Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se transporti publik do të jetë plotësisht falas, siç është paralajmëruar në program.

Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet.

“Problemi është me të gjithë ata në këtë vend që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Megjithatë, me pengesa nga të gjitha institucionet e shtetit, të cilët e “hëngrën” këtë vend, ne nuk mund të ndërtojmë as një qytet më të mirë, as një shtet më të mirë. Secili duhet të mbajë detyrimin dhe përgjegjësinë e tij, dhe kjo do të thotë që nëse dikush ka më shumë se dy milionë euro borxh, nuk duhet të pyesë se si do të ketë transport publik falas, por duhet të paguajë detyrimet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, deklaroi Arsovska.

Ndryshe, Arsovska menjëherë pas marrjes së detyrës paralajmëroi se nuk do ta vazhdojë me projektin e metrosë Bas Rapid Transit (BRT) ose metrosë së autobusëve nga paraardhësi i saj Petre Shilegov, por se në vend të kësaj do të ketë trasport publik falas.

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas.

Ndërkohë, sindikalistët e NTP Shkup, kanë vendosur që t’i japin afat të ri Ndërmarrjes së Transportit Publike (NTP) për deri nesër (19.10.2022) që t’ua paguajë rrogën e muajit shtator. Në të kundërtën, siç thonë, transporti i autobusëve në Shkup do të ndalojë.

Premtimin se deri nesër do ta paguajë rrogën, e ka dhënë udhëheqësia e NTP Shkup, por me kusht që paratë t’i sigurojë Qeveria. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligovor, duke raportuar që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka borxh rreth 120 milionë denarë NQP-së “Shkup”, prej nesër e mërkurë në ora 12:00 do të nisin protestat para Qeverisë deri në shlyerjen e borxheve ndaj NQP-së.

Autobusët privat të linjës 19, të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) më 17 tetor në mëngjes nuk kanë qarkulluar, sipas orarit të paraparë. Dhjetëra qytetarë janë detyruar që të ecin me kilometra për të kapur linja tjera, ndërkaq të tjerët janë obliguar që të kthehen në shtëpi. Nga kompania transportuese “MAKEKSPRESS”, thonë që Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar mjetet e parashikuara prej muajit gusht.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me “Falem-nderit”

Story i radhës

ITSHKSH nga Shkupi përtërin në Tiranë parkun e Nënës Tereze

Të fundit nga

ShkoLartë