Arsovska: Me përkrahje për zhvillimin e sportit krijohen kampionë të rinj

1 minut lexim

Sot, në Qendrën Sportive “Jane Sandanski” kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski hapën turneun ndërkombëtar në Taekwondo “Skopje OPEN 2022”.

Kam nderin të theksoj se Qyteti i Shkupit e përkrah turneun ndërkombëtar në të cilin për të tetën herë në Shkup garojnë mbi 550 pjesëmarrës, nga shtatë shtete të ndryshme dhe më shumë se 30 klube, tha kryetarja Arsovska.
Ajo, në fjalën e saj drejtuar garuesve, theksoi se Qyteti ofron mbështetje të  fortë për zhvillimin e sportit dhe shpirtit sportiv, veçanërisht për të rinjtë, mbështet edhe projekte dhe aktivitete për krijimin e shprehive të shëndetshme dhe sportive.

Vetëm përmes zhvillimit të sportit dhe përkrahjes së aktiviteteve sportive zhvillohen talentet e rinj të suksesshëm, të cilët kanë potencial për sukses olimpik, siç është Dejan Georgievski, kampion olimpik në taekwondo, krenaria dhe e ardhmja e sportit për Shkupin dhe Maqedoninë, tha kryetarja Arsovska në hapjen e sotme të turneut ndërkombëtar.

Story i mëparshëm

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup Zudi Enuzi: Sot u pastruan të gjitha xhamitë e Shkupit (FOTO)

Story i radhës

Courtois: Disa e festuan fitoren e El Clasicos sikur ta kishin fituar titullin

Të fundit nga