Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sonte në emisionin debativ në TV Shenja tha se bashkë me ekipin e saj është duke i përmirësuar të gjitha punët që deri tash nuk janë bërë në mënyrë e duhur.
“Neve në këtë moment, nëse mund të thuhet jemi duke bërë përmirësime të të gjitha punëve që janë bërë deri tash. Dhe kjo reflektohet në shumë procese, megjithatë unë nuk besoj që për një punjë të caktuar nëse mund të gjejmë zgjidhje të përmirësohet ajo që është bërë gabim të stopohet. Dhe për këtë shkak punojmë që të gjejmë zgjidhje. Qëllimi kryesor është që të e gjitha ajo që është bërë gabim nëse mund të përmirësohet të vazhdohet dhe të përfundohet në afat sa më të shpejtë të cilin dikush e ka planifikuar”, u shpreh Arsovska. /SHENJA/