Arsovska: Është i domosdoshëm në karrierë i grave 

min lexim
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në forumin “Inkurajimi i lidershipit të grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci”, nën organizimin e Fondacionit Konrad Adenauer dhe Qendrës për Studime Evropiane Wilfred Martens, ku mori pjesë edhe eurodeputetja Marion Walsman.
 
Pjesëmarrësit në panel shprehën kënaqësinë nga eventi i organizuar, duke pasur parasysh aktualitetin e temës.
Arsovska theksoi se gratë bëjnë përpjekje për një stil udhëheqjeje i cili është më bashkëpunues dhe më gjithëpërfshirës, dhe se më shumë gra në pozita drejtuese do të thotë nivele më i ulët i korrupsionit.- Në Maqedoni, ka më pak se 1% gra në pozita udhëheqëse korporative, ndërsa gratë me vendosmëri mund të udhëheqin dhe të krijojnë shoqëri gjithëpërfshirëse, si dhe të krijojnë mundësi të ndryshme për vendimmarrje demokratike. Ka të dhëna që sugjerojnë se mundësimi i më shumë grave për të marrë pjesë në politikë çon në zbatimin më të mirë të shërbimeve dhe infrastrukturës së kujdesit social dhe shëndetësor. Gratë udhëheqëse mund të ndryshojnë kornizën e politikave duke vendosur legjislacionin në fushën e zgjidhjeve për të parandaluar dhunën me bazë gjinore. Gratë udhëheqëse janë të lidhura me nivele më të ulëta konflikti, me më pak shkelje të të drejtave të njeriut dhe rrisin besimin në institucione – tha Arsovska.

Arsovska iu referua edhe dhunës me bazë gjinore, që është një problem shoqëror, si dhe se mizorisë me të cilën sulmohen gratë që është me të vërtetë shqetësuese, dhe për tejkalimin e kësaj gjendjeje është e domosdoshme punë e përbashkët dhe mbështetje e madhe.

Në event u diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në procesin politik, si dhe zgjidhjet e mundshme sistematike për tejkalimin e mangësive të konstatuara. Me këtë rast u shpreh shqetësimi për pabarazinë gjinore në procesin politik dhe u theksua se barazia gjinore është betejë për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, ndërsa shoqëria duhet të jetë vend i denjë për garë politike.

– Në shoqëri duhet të ketë një sistem mbështetjeje për të gjitha gratë që janë objekt sulmi, të vlerësohet cilësia, të ekzistojë kriteri i meritokracinë në vend të përkatësisë politike. Nëse gratë lejohen të sulmohen, të mos ketë dënim dhe përgjegjësi për veprime të tilla, nuk do të arrihen qëllimet për të cilat përpiqemi të gjithë ne dhe gratë  do të inkurajohen gjithnjë e më pak për të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet mbështetje sistematike që do të garantojë siguri ekonomike dhe pavarësi financiare, si dhe trajtim të drejtë për të mundësuar avancimin në karrierë të grave – tha Arsovska.

Story i mëparshëm

Hill: Serbia të mendojë nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm

Story i radhës

QERSHORI – MUAJI I TIËSTO-S NË SHKUP! 16 QERSHOR, STADIUMI I ARM-SË

Të fundit nga