arsovska dhe saidi ne terren rikonstruohet rruga qe con ne vodno foto 634ef20215011

Arsovska dhe Saidi në terren, rikonstruohet rruga që çon në Vodno (FOTO)

October 18, 2022
1 minut lexim
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska së bashku me drejtorin e “NP Rrugë dhe Rrugica” Said Saidi sot kanë njoftuar për fillimin e projektit për rindërtimin e rrugës “Todor Alexandrov që shpie drejt Vodnos.
Qyteti i Shkupit ka filluar punimet ndërtimore në rr. Todor Alexandrov drejt Vodnos. Kjo rrugë momentalisht është në gjendje të keqe dhe si një ndër rrugët më të frekuentuara nga banorët që ngjiten drejt Vodnos, kërkesa për rikonstruim ka qenë tash e sa kohë.
Njëkohësisht, kërkesa për rikonstruim u theksua edhe nga një numër i çiklistëve me qëllim të përmirësimit të sigurisë për pjesëmarrësit në trafik gjatë lëvizjes përgjatë rrugës.
Puna e ndërtimit të këtij projekti për rikonstruimin e rrugës “Todor Aleksandrov” kryhet nga “NP Rrugët dhe Rrugicat”, ndërsa Ndërmarrja Publike Parqet dhe Gjelbërimet fillon me aksionin e gjelbërimit me fidane të reja, rikonstruimin dhe pikëpamjet dhe pajisjet eko-urbane për lëvizje në Vodno.
rruga vodno

MARKETING

RENT A CAR

laporta mendon rikthimin e bujshem 634ef1fd8b9b1
Story i mëparshëm

Laporta mendon rikthimin e bujshëm?

stoltenberg ukraina se shpejti do te marre sisteme te mbrojtjes ajrore 634ef79d79c94
Story i radhës

Stoltenberg: Ukraina së shpejti do të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë