Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e ka dënuar me 90 mijë euro gjobë kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski për hedhjen e mbeturinave para portave të deponisë “Drislla”.
“Sipas zhvillimeve të fundit lidhur me mbeturinat dhe informacionet e sotme se kryetarit të komunës Orce Gjorgjievski i është shqiptuar gjobë prej gati 90.000 eurosh për shkak të deponimit të paligjshëm të mbeturinave të grumbulluara nga rrugët në komunën e Kisella Vodës me fillim në ora 12:00, në hapësirat e Komunës së Kisella Vodës, kryetari Orce Gjorgjievski do të mbajë konferencë për media”, njofton Komuna e Kisella Vodës.
Burimi: TV21