Arsimtarët pa rroga, Nedellkov me rrogë 69 mijë denarë

April 18, 2022
1 minut lexim

Arsimtarët do të jenë pa rroga nëse greva e tyre do të vazhdoj edhe më tutje. Nga Qeveria kanë reaguar pas refuzimit të ofertës për rritje të pagës për 10 për qind. Nga ekzekutivi vendimin e Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për të vazhduar grevën e quajnë të papërgjegjshëm.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Njëkohësisht, metodologjia me të cilën Qeveria do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave, do t’i japë zgjidhje të përhershme statusit social të punonjësve në arsim. Qeveria konsideron se është e papërgjegjshme, përkundër zgjidhjes së ofruar për rritjen e pagave në arsim dhe përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, të vazhdohet me grevën dhe të shkatërrohet procesi tashmë i krijuar arsimor në kushtet kur po përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore”.

Nga Qeveria njoftojnë se arsimtarëve grevistë do tu paguhen vetëm kontributet, e jo edhe rrogat.
Por derisa ata do të jenë pa rroga, deputeti i LSDM-së Nenad Kociq në rrjetet sociale parashtroi pyetje: A është e vërtetë se Jakim Nedellkov i SASHK-ut, merr rrogë 68.918 denarë?
“Ai nuk brengoset për nxënësit. Ndërsa mësimdhënësit le të mendojnë se ai po lufton për të drejtat e tyre” ka shkruar Kociq.

Në rrjetet sociale kanë nisur edhe shumë reagime të prindërve që thonë se arsimtarët duhet të nisin mësimin, pasi nxënësit do të humbin shumë nëse greva vazhdon edhe pas rritjes së rrogës së tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dani Alves dëshiron të qëndrojë nē Barcelonë

Story i radhës

Menjëherë pas aksidentit, Fernandes i mbajti stërvitjet – Rangnick konfirmon se askush nuk u lëndua

Të fundit nga

ShkoLartë